Menaxheri i Qendrës së vaksinimi në Sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi në një konferencë për medie ka bërë të ditur se në gjithë vendin janë vaksinuar 1 750 persona vetëm gjatë së hënës, raporton Ekonomia Online.
Kurse në nivel vendi 82 e 700 persona janë vaksinuar që nga muaji mars.
“Aktualisht në sallën ‘1 Tetori’ deri në këto qaste janë 370 persona të vaksinuar ndërsa në nivel vendi aktualisht kemi mbi 1 750 të vaksinuar”.
“Ndërsa totali nga dita e parë e deri në këto qaste kemi 82 700 persona me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës”.
“Në sallën 1 ‘Tetori’ kemi persona që janë duke u vaksinuar me dozë të parë dhe personeli shëndetësor që kanë marrë dozën e parë në Kukës tashmë po e marrin dozën e dytë”.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 2 074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 054.
Kurse në total numri i rasteve aktive është 1198.