Mbi 90 të vrarë gjatë protestave në Myanmar

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Forcat e sigurisë i kanë vrarë mbi 90 njerëz në mbarë vendin gjatë ditës së sotme në Myanmar.

Kjo konsiderohet si një ndër ditët më të përgjakshme të protestave që nga grusht shteti ushtarak kur ndodhi në muajin e kaluar, shkruan Reutres.

Protesta e përgjakshme është duke u zhvilluar në Ditën e Forcave të Armatosura.

Televizioni shtetëror ka raportuar se protestuesit janë duke u qëlluar “në kokë dhe pas shpine”.

Pavarësisht kësaj, demonstruesit kanë vërshuar rrugët për ta kundërshtuar grusht shtetin e 1 shkurtit.

Të ngjashme