Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e 25-vjetorit ka mbajtur ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare mbi dhunën seksuale në konflikt, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se punën që është dashur që ta bëjën institucionet në trajtimin e këtyre rasteve e kanë bërë organizatat joqeveritare.
Sipas Haxhiut, UNMIK-u dhe EULEX-i nuk i kanë trajtuar krimet siç duhet, madje shtoi se qëllimisht nuk janë trajtuar dosjes e krimeve të luftës, ani pse viktimat e dhunës kanë pasur besim dhe kanë rrëfyer rastin e tyre.
“Atë që institucionet nuk e kanë bërë me kohë, e kanë bërë organizatat e shoqërisë civile. Me shpresën se rastet e dënimit të shtohen. Është vonë jemi 25 vite, por ne kemi nisur punën para dy viteve. Unë kam thënë edhe më herët as UMNIK as ELUEX nuk ka trajtuar krimet siç duhet. Mendoj që qëllimshëm nuk janë trajtuar dosjes e krimeve të luftës, dhe më vjen keq për të, nuk kemi parë drejtësi nga këto misione”.
“Në përgjithësi ka munguar vullneti për të adresuar këto krime. Ku janë ato dëshmi, kur viktimat kanë dhënë dëshmi ku janë ato nuk ka dhënë askush përgjegjësi për të. Ne nuk mundemi ta ndërrojmë historinë, është proces i ndjeshëm përgjatë këtyre dy viteve. Kemi pasur takime të shumta me viktimat e dhunës seksuale “, ka thënë Haxhiu.
Drita Hajdari, ish-prokurore speciale në Departamentin e Krimeve të Luftës, tha se nga viti 2016 deri në vitin 2018, nuk ka pasur raste të raportuara të dhunës seksuale nga konflikti.
“Rasti i parë doli kur një e mbijetuar iu drejtua me guxim zyrës së prokurorit. Kjo e mbijetuar ishte përballur më parë me zhgënjime si me EULEX-in ashtu edhe me UNMIK-un. Unë jam prokuroria e parë e cila ngriti aktakuzën për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovës. Kjo mundësi më është dhënë mjaftë vonë. Kjo mundësi i është dhënë nga UMNIK-u dhe EULEX. Kam punuar në Prokurorinë Speciale dhe në vitin 2016 u emërova udhëheqëse e Departamentit. Me pranimin e të gjitha rasteve në 2018 ku ishin 900 raste të krimeve të luftës dhe 2 mijë të zhdukur nuk ishin asnjë për dhunë seksuale gjatë luftës. Ishte vetëm një rast i Vasfie Krasniqi i cili ka dështuar tashmë e dini. Rasti i parë në të cilën është ngritur aktakuza ashtu që viktima me erdhi në zyre dhe ishte mjaftë e shqetësuar faktin që kishe dhënë dëshmi në EULEX dhe UMNIK-ut dhe asgjë nuk kishte ndodhur”.
“Viktimën e mora në pyetje dhe erdha në ide të shmangu ardhjen e viktimës në prokuro dhe është zhvilluar në prani të psikologes. Në QKRMT, e mbijetuara u prit në një mjedis të sigurt, ku u bë marrja në pyetje në prani të psikologut për të siguruar mirëqenien e saj emocionale. Pas marrjes në pyetje të viktimës janë zhvilluar hetimet tjera dhe isha ballafaquar me sidën tjetër të mbrojë identitetin e saj sepse refuzonte t’i zbulohej. Gjykimi ka qenë një sfidë tjetër, viktima e përjetoi shumë rëndë ballafaqimin e kryesit të veprës, por e mbante kokën lartë, madje në një moment ku i akuzuari i është drejtuar me një provokim ndaj viktimës, ajo kishte aq fuqi sa që i është ngrit në këmbë dhe i tha shikom në sy ti je ai që e ke kryer krimin dhe ma ke shkatërruar jetën. Gjykimi përfundoi me shpalljen fajtor të kryesit të veprës. Dënimi është bërë me 13 vjet burgim, ky model i krijuar është aplikuar edhe në rastet e tjera të cilat kanë pësuar pas këtij rasti”, ka thënë Hajdari.
Feride Rushiti, drejtoresh e QKRMT-së ka theksuar se shpirti i viktimave të dhunës seksuale nuk gjen qetësi pa pasur përkrahje dhe drejtësi.
Megjithëkëtë, ajo shtoi se për ballafaqimin e kësaj sfide, viktimës i duhet edhe mbështetja e familjes.
“Shpirti i tyre nuk gjen qetësi pa drejtësi, krimi i dhunës seksuale ka realisht të vështirë qasjen në drejtësi. Periudha e pasluftës ka qenë periudhë fragjile ku shumë prej viktimave kanë pasur besim në organet e OKB-së, por fatkeqësisht ka munguar aspektin psiko-social të trajtimit. Ka bërë që viktimat e dhunës të ndihen keq dhe të tërhiqen nga procesi, procesi i drejtësisë kur fajësinë e vet ia drejton dhunuesit dhe lirohet psiqiksiht. Sepse kjo e bënë më tej ta mbajë barrën dhe të rëndohet në aspektin psikologjikë”.
“Kemi menduar që me ndihmën e EULEX do të kemi bashkëpunim me shumë, me dhjetar dëshmi kanë përfunduar pa asnjë rezultat. Pas 23 vite kemi arritur që të kemi një dhunues prapa grilave, na është dashur 23 vite. Nuk mundemi me punuar me viktimën pa pasur mbështetjen e familjes”, ka theksuar Rushiti.
Ilir Morina, prokuror special, udhëheqës e Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale, tha se nga periudha e UNMIK-ut dhe EULEX-it deri në vitin 2023, janë dokumentuar 77 raste të dhunës seksuale si krim lufte, gjashtë aktakuza janë ngritur, ndërsa të tjerat janë në proces.
Madje sipas tij, sfidë e madhe mbetet mungesa e provave, veçanërisht pasi kanë kaluar kaq shumë vite. Kjo e bën edhe më të vështirë zbulimin e drejtësisë dhe të vërtetës, raporton EO.
“Jemi mbledhur për të reflektuar mbi një kapitull të erret dhe të dhimbshme të historisë sonë. Gjatë këtyre 25 viteve kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për të sjellë drejtësi dhe për të sjellë para drejtësisë kryesit e veprës. Është e rëndësishme që krimet e luftës në Kosova kanë kaluar në tri periudha kohore të ndryshme”.
“Ne kemi pranuar mbi 900 dosje nga misioni i EULEX, KPK ka krijuar strategji për krimet e luftës. Nga UMNIK-u kemi 77 raste të krimeve. Një sfidë qe na përcjellë është bashkëpunimi kombëtar. Hezitimi i raportimin të viktimave është shumë e vështirë, kushdo që është i gatshëm për te raportuar rastin kemi krijuar mekanizma”, ka potencuar Morina.