Mbi dinjitetin dhe thymos-in

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 17:09 | Nga Halil Matoshi

1.
Dinjiteti i të kryengritunit për liri shkon përtej fjalëve të politikanëve dhe çdo historie populiste që vepron mbi turmat e palidhuna e t’paqëndrueshme. Dinjiteti i luftëtarit është përtej epokës sonë.
Dinjiteti i tij âsht sipëran.
Ai âsht dalzotës!

2.
“Kështu ndodh gjithmonë: posa ndonjë i huaj i fuqishëm hyn në një krahinë, të gjithë ata që janë aty më të dobët bëhen me të, nga smira që kanë kundër atij i cili, si më i fuqishëm, është mbi ta; kështu që pushtuesit nuk i lypset mund i madh t’i bëjë për vete të dobëtit, sepse të gjithë së bashku menjëherë bëjnë një tërësi me pushtetin që ai e ka vendosur aty.” (Niccolo Machiavelli, “Sundimtari”)

3.
Me refuzu nënshtimin e me u ngritë mbi frkën, kjo shprehë dinjitetin e luftëtarët që grekët e vjetër e quajnë ‘thymos’ – ndjesi zemërimi i luftētarit e krenarie dyzash, mos me lân me t’ra flamuri tek pluhuni, indinjatë pēr ata që s’na bâjnē hesapë po edhe virtyt që frymëzon një lidhje mes frymës dhe gjakut, si dëshirë e zjarrtë e njeriut për (vet)njohje ose ajo Dignity e modernitetit, simas Fukuyama-s!?

4.
UÇK tha: Jo!
Nuk e pranojmë nënshtrimin. Dhe me këtë akt solem ia kthyen secilit shqiptar dinjitetin.

Të ngjashme