Policia e Rusisë ka arrestuar më shumë se një mijë persona në 35 qytete për shkak se e kanë mbështetur liderin e opozitës, Alexei Navalny.
Protestat janë duke u zhvilluar në qytete të shumta ruse, duke filluar nga Siberia deri në Shën Petersburg dhe në Moskë.
Protestuesit kishin edhe pankarta në duar dhe brohorisnin së bashku “Rusia ime është në burg”. Arrestimi më i madh i protestuesve është bërë në Moskë, shkruan Euronews.