Ata që kanë për qëllim që të dalin nga Pika Kufitare te Dheu i Bardhë, për momentin duhet të presin deri në një orë e 40 minuta, ndërsa për të hyrë në këtë pikë duhet pritur deri në 50 minuta.
Në Merdarë pritjet për të dalë shkojnë deri në 1 orë e 20 minuta, kurse për të hyrë gjysmë ore.
Për të hyrë nga Muçibaba duhet pritur gjysmë ore, ndërsa për të dalë deri në 20 minuta.
Në pikën kufitare në Bërnjak për të hyrë e dalë pritjet shkojnë deri në 20 minuta, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.