Mbillen 116 pemë në memorialin “Adem Jashari”, për shtetet që e kanë njohur Kosovën

Prekaz | 18 Shk 2018 | 12:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot u bë mbjellja e 116 pemëve në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë simbolike për shtetet që e kanë njohur Kosovën.

Në këtë ngjarje morën pjesë ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, raporton Ekonomia Online.

Reshitaj përmes këtij aktiviteti simbolik u bëri thirrje shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më shpejt.

“Kosova është pjesë e Evropës, andaj ne nga ky vend i bëjmë thirrje të gjitha shteteve që nuk na kanë njohur që ta njohin sa më parë që është e mundur Kosovën sepse Kosova po e dëshmon se është për stabilitet, për paqe në rajon dhe këtë nuk mund ta mohojë tashmë askush. Presim që shumë shpejt këto shtete ta njohin vendin tonë”, u shpreh Albena Reshitaj.

Vizitën e ministres Reshitaj, atij maqedonas dhe vizitën e ambasadorëve Jashari e konsideroi të veçantë për Prekazin.

“Vetë simbolika e vizitës së ministres, ministrit të Maqedonisë dhe ambasadorëve, tregon rëndësinë e veçantë që ka ky vend për shtetin tonë të Kosovës që ne dje dhe sot po festojmë në vazhdim 10-vjetorin e shtetit tonë”.

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing, suit and outdoor

Image may contain: 1 person, smiling, standing, crowd and outdoor

Image may contain: 3 people, including Bekim Jashari, people standing

Image may contain: 2 people, people standing, beard and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, tree, plant and outdoor

Image may contain: 4 people, including Bekim Jashari, people standing and outdoor

 

Të ngjashme