Me rastin e Ditës së Tokës, janë mbjellë drunj në oborrin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, “Dardania” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i kësaj, Isak Bregaj, tha se duhet të mbillen sa më shumë drunj për një ambient më të pastër.
“Mesazhi im është që sa më shumë të mbjellim lule, një lule më shumë është një jetë me shumë dhe shpresoj të ardhmen të mbillen sa më shumë drunj dekorativ dhe pemë”, tha Bregaj.
Koordinatori i këtij, Ardian Berisha, tha se duhet të shohim ambientin si diçka të rëndësishme.
“Mesazhi kryesor të mbjellim drunj në kokë dhe jo vetëm në tokë. Pra t’i shohim drunjtë dhe ambientin si diçka shumë të rëndësishme. Ky është viti i dytë që po ndërmarrim këto aktivitete. Përveç disa aktiviteteve sot kemi pastruar edhe deponi ku edhe po vazhdojmë ende”, u shpreh Berisha, raporton EO.
Të lumtur me ambientin që do ta kenë pranë shkollës së tyre u ndanë edhe nxënësit.
Mari Gashi tha se kjo ditë tregon më së miri rëndësinë e Ditës së Tokës.
“Dita e tokës është ditë e veçantë sepse ne këtu çka po bëjmë tregon sa shumë e respektojmë Ditën e Tokës dhe mesazhi im është që, është shumë mirë ta mbrojmë ambientin”, tha nxënësja Gashi.
Ky organizim është bërë nga Komuna e Prishtinës, ndërsa fidanët janë mbjellë nga përfaqësues së Komunës, bankës BKT dhe shoqërisë civile.