Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, planifikoi të mbante tryezë diskutimi me temën: “Sfidat dhe problemet e sektorit të bletarisë në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
Por mbledhja e këtij Komisioni dështoi për shkak se prezentë ishin vetëm tre deputetë, Fitore Pacolli, Salih Zyba dhe Milazim Salihaj.
Në këtë mbledhje ishin prezentë po ashtu edhe vetëm tre bletarë.
Të dy palët u pajtuan që mbledhja të mbahet gjatë javës tjetër.