Mbledhja e kryesisë së LDK-së është duke vazhduar ende

Prishtinë | 10 Mar 2025 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Është duke vazhduar edhe më tej mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij subjekti politik, Gentiana Azemi, duke bërë të ditur se pas përfundimit të mbledhjes, do të ketë deklarim nga kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.

Në mbledhjen e udhëhequr nga Abdixhiku, anëtarët e kryesisë po trajtojnë tema sa i përket rezultatit zgjedhor dhe hapave që do të ndërmerren pas certifikimit të rezultateve.

Të ngjashme