Fakulteti Ekonomik organizon mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së profesorit shumëvjeçar, Partizan Shuperka.
Mbledhja komemorative do të mbahet prej orës 11:00, në Amfiteatrin e Vogël të Fakultetit Ekonomik.
Profesor Doktor Partizan Shuperka ka qenë doktori më i ri në moshë i shkencave ekonomike në trojet shqiptare dhe mbetet një prej figurave më të ndritura të fushës së ekonomisë. I përjetshëm do të jetë kujtimi i kolegëve, miqve dhe dashamirëve për të.