Mblidhen deputetët, do të shqyrtojë disa projektligje

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 10:44 | Nga Gzim Mujaj

Kuvendit e Kosovës është mbledhur të enjten për të shqyrtuar disa projektligje që janë bartur nga seancat e kaluara, raporton Ekonomia Online. Në seance janë të pranishëm edhe deputet e pozitës dhe të pozitës.

Pas kësaj seance në orën 12:00 është paraparë që të mbahet seancë e jashtëzakonshme në të cilën do të zhvillohet debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave seancë kjo e thirru nga deputetët opozitarë.

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,

15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,

16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,

18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Të ngjashme