Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mbajë takim gjatë ditës së mërkurë, raporton Ekonomia Online.
Siç merret vesh, në këtë takim pos që do të diskutohet për ndarjen e komisioneve parlamentare, pritet të diskutohet edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, gjegjësisht të thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ekonomia Online ka tentuar të marrë një konfirmim nga Vetëvendosje për këtë takim