Riad Gashi nga Suhareka i cili është 10 muajsh, duhet të operohet për shkak të tumorit.
Prindërit e Riadit po kërkojnë ndihmë për operimin e djalit, i cili gjithsejtë kushton 60 mijë euro.
Riadi ka lindur me tumor, operimin e parë e kaloi me sukses, por i duhet edhe një operim për të kaluar sëmundjen e tumorit.
Prindërit e Riadit, kanë nevojë për ndihmën tuaj, për të mbledhur paratë për operimin e djalit të tyre.