Mblidhet Komiteti i ShSKUK-së për Menaxhimin e Pandemisë, pas rritjes së rasteve

Prishtinë | 12 Kor 2022 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thirrur sot takimin e Komitetit të ShSKUK-së për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19.

Pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me coronavirus, rrjedhimisht edhe rritjes së rasteve të spitalizuara, sot u mbajt takimi i Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 në nivel të ShSKUK.

Në takim u analizua situata e fundit pas rritjes së rasteve të spitalizuara dhe u kërkua ri- mobilizimi për përballimin e valës eventuale që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve.

ShSKUK është dëshmuar tashmë me menaxhimin e pandemisë dhe siguron qytetarët e vendit se do të mobilizojë të gjitha resurset në dispozicion për tē përballuar çdo valë të mundshme.

Kapacitetet infrastruktuore, paisjet mjekësore, furnizimet me barna dhe material mbrojtës pë personelin shëndetësorë, janë disa nga temat e diskutuara në takim, ka njoftuar SHSKUK-ja.

“Në takim u konstatua edhe njëherë mungesa në disa fusha spcialistike, si anesteziologë, infektologë, pulmologë, e në mënyrë të veçantë nevoja për anagzhim urgjent të stafit shtesë infermieror”, thuhet në njoftimin për medie.

Ky komitet udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, ndërsa anëtarë janë drejtorët e klinikave / njësive që trajtojnë pacientët me COVID, në mesin e të cilave drejtori i Klinikës Infektive, Klinikës së Pulmologjisë, Anestezionit, Emergjencës, Radiologjisë, Biokimisë, etj., si dhe të sektorit të paisjeve mjekësore e shërbimeve tjera mbështetëse profesionale teknike.

Lidhur me menaxhimin e Pandemisë, drejtori i ShSKUK-së ka ftuar për nesër nē takim në orën 08:00 edhe drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme.

Të ngjashme