Mblidhet KQZ-ja, në mesin e pikave plani operacional i sigurisë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ora 15:00 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në mesin e pikave që do të shqyrtohen në takimin e sotëm janë rekomandimet për të certifikuar vëzhgues të katër subjekteve politike: PDK, LDK, Koalicioni Vakat si dhe Nova Demokratska Stranka.

Në këtë takim takimet pritet miratimi i Planit Operacional të Sigurisë, për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Poashtu do të bëhet miratimi i ekipeve të autorizuara për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës

Të ngjashme