Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 09:00.
Në këtë mbledhje, fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme, ndërsa më pas do të shqyrtohet propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.
Ndër pikat kryesore që pritet të diskutohen janë:
Projektligji për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,
Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”,
Projektligji për Energjinë dhe ai për Energjinë Elektrike,
Projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
Emërimi i tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim,
Formimi i Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Në fund të mbledhjes, Kryesia do të trajtojë edhe propozime dhe kërkesa të ndryshme.