Mblidhet kryesia e Kuvendit, diskutohet organizimi i seancës së përbashkët me qeverinë shqiptare

Prishtinë | 16 Dhj 2024 | 11:24 | Nga Hasan Hoti

Kryesia e Kuvendit është mbledhur për të caktuar seancën e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Krahas kësaj pike, në rend dite është edhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

“Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit. II. Organizimi i Seancës së përbashkët ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Të ngjashme