Mblidhet Kryesia e PDK-së, formimi i institucioneve të reja – temë e pashmangshme?

Prishtinë | 02 Pri 2025 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës u mblodh pasditen e sotme. Mbledhja po mbahet pa praninë e mediave, të cilat u lejuan vetëm të marrin pamje, raporton Ekonomia Online.

PDK-ja paralajmëroi se më vonë do të publikojë kumtesë për ecurinë e kësaj mbledhjeje.

Kjo parti nuk dha ndonjë detaj për çështjet që do të diskutohen. Por, mbledhja  e kryesisë së PDK-së vjen në kohën kur pritet formimi i institucioneve të reja. PDK-ja edhe më herët ka shfaqur qëndrimin se po qe se partia që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të formojë institucionet e reja, atëherë PDK-ja do të jetë e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e qeverisë së re.

Të ngjashme