Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të diskutuar lidhur me nismën legjislative për ndryshimin e projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, raporton Ekonomia Online.
“Nisma legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256””, është thënë në njoftim.
Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, ku ia mundëson diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e shteteve ku ata jetojnë.
Ndërsa në njoftim nuk janë dhënë më shumë detaje se a do të jetë në rend dite edhe thirrja e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.