Shoqata profesionale për dëmet e luftës ‘’Ngritja e Zërit’’ , e cila e ka selinë në Skenderaj do të mbajë kuvendin e V-të në shtëpinë e kulturës në Skenderaj.
Shoqata veprimtarinë e saj e ka fokusuar në grumbullimin e provave mbi dëmet e shkaktuara në njerëz si dhe dëme materiale, sistematizimin, administrimin e tyre, si dhe përpilimin e kërkesave apo padive individuale për kompensim të dëmit moral dhe material nga ana e Serbisë.
Shërbime këto të cilat ofrohen falas në emër të idealit kombëtarë.
Shoqata shërbimet juridike falas ua afron të gjitha viktimave dhe familjarëve të viktimave në nivel vendi si dhe te atyre nga diaspora.
Ata deri më tani kanë hartuar mbi 1 000 padi individuale.