Lidhja Demokratike e Kosovës, është mbledhur për të shqyrtuar ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht të liderit të saj Albin Kurtit.
Propozimi i Kurtit ka të bëj me atë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës së përbashkët zgjedhore.
Po ashtu, propozimi përfshin formën e shkuarjes në zgjedhje pa kandidat për kryeministër.
Ekili i EkonomiaOnline gjendet në selinë e LDK-së ku edhe do të sjellë informacione përkitazi me zhvillimet brenda kësaj partie.