Qeveria e Kosovës është duke u mbajtur mbledhjen e gjashtë me radhë.
Në këtë mbledhje në rend dite janë gjithsej 18 pika, raporton EknomiaOnline.
Disa prej pikave që pritet të miratohen në këtë mbledhje janë propozim mendimet për shpronësim të interesit publik të pronave, shqyrtimi i nismës për marrëveshjen financiare mes BE, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe njoftimi për procesin e zbatimit të marrëveshjes së stabilizim asocimit, të marrëveshjes së IPA-së për raportin vjetor të Komisionit Evropian e të tjerë.