Mblidhet udhëheqja e LDK-së, pritet të vendoset për përgjigjje Kurtit

Prishtinë | 08 Pri 2025 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbledhë sot (e martë) udhëheqjen e kësaj partie për të vendosur për ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e institucioneve të reja, mësohet nga burime brenda LDK-së.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, thuhet në letrën e Kurtit dërguar kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku.

Të ngjashme