MBPZhR dhe GIZ me sesion informues rreth skemës së granteve mbi 20 milionë euroshe me fermerët pejanë

Pejë | 15 Nën 2024 | 12:21 | Nga Gzim Mujaj

GIZ në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPRZH) kanë zhvilluar të premten sesionet informative për Skemën e Granteve 2024-2027 në Komunën e Pejës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ngjarje u prezantua Skema e Granteve për mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në zonat rurale nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve.

Kjo skemë e granteve e cila është në vlerën e mbi 20 milionë eurove do të jetë i ndarë në tre lote e që do të jetë për zhvillimin e agro-turizmit, zhvillimit rural dhe eko-turizmit.

Edmond Gashi udhëheqësi i programit për zhvillim ekonomik në GIZ-in gjerman, ka thënë se fokusi i këtij projekti do të jetë zhvillimi rural.

“Ky program do të zbatohet në tërë Kosovën, regjioni i Pejës do të jetë i përfshire. Kryesisht fokusi do të jetë në zhvillimin rural përmes tri loteve, projekti do të zgjasë tri vite. Thirrja e parë do të ndodh shumë shpejt. Është çështje ditës kur do ta shpallim”, ka thënë ai.

Shpresim Domi, profesor në Universitetin e Tiranës, duke prezantuar para të ndërmarrësve këtë projekt, ka thënë se qëllimi i projektit është që të ofroj mbështetje financiare dhe ngritje kapacitetesh me synim ngritje të alternativave të të ardhurave në zonat rurale të ketë ngritje të mundësive të punësimit.

Ai ka thënë se grupet e synuara të këtij programi janë fermerët, ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, grupet e fermerëve dhe individ të ndryshëm.

“Kjo është rrjedhojë e një marrëveshje e ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, marrëveshje mes qeverisë gjermane përmes GIZ dhe Qeverisë së Kosovës. Qëllimi i këtij programi mbështetës, financiar dhe ngritjesh kapacitetesh njerëzore, është e tillë që të ofroj mbështetje financiare dhe ngritje kapacitetesh me synim ngritje te alternativave të të ardhurave në zonat rurale të të gjitha zonave të Kosovës ngritja e mundësive të punësimit. Rritja e numrit të punësimit dhe për rrjedhojë një zhvillim socio-ekonomik dhe kulturor të këtyre zonave. Do të ofroj mbështetje financiare ndaj target grupeve ose grupeve të cenuara. Dhe kjo do të shoqërohet me asistencë teknike ne dy drejtime. Ndaj atyre që janë të angazhuar në politikbërjen e sektorit bujqësor. Grupet e synuara janë fermerët, ndërmarrjet vogla dhe të mesme, grupet e fermerëve dhe individ të ndryshëm që mund të përfitojnë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në lot 1 shuma e ndihmës është nga 1,500 deri në 5,000 euro. Për lot 2 shuma e grantit është nga 5000 deri në 50 mijë euro dhe lot 3 nga 50 mijë deri në 350 mijë euro.

“Për çfarë mund të aplikojnë, cilët sektor mund të jenë grupet e synuara. Duhet të jenë pjesë e shtatë nënë sektorëve, bëhet fjalë për përpunime të produkteve të ndryshëm, agro-turizëm, për mbledhje e përpunimin të produkteve pyjore jo drunore, prodhim mjaltit, kultivimi i shpendëve, aktivitete jo bujqësore në zonat rurale, për shembull zejtaria tradicionale. Kjo skemë ndahet në tre llote: i pari synon kryesisht sipërmarrjen e vogël mikro apo edhe ata që kanë një ide por nuk kanë akoma as një aktivitet biznesi. Ne japim avantazh të rinjve e të rejave, por jo vetëm. Në llotin dy atë që synojmë të mbështesim është me i konsoliduar si biznes por nuk përjashtohet askush. Në llotin e tretë ne synojmë vetëm me bizneset e mëdhenj”, ka thënë ai.

Të ngjashme