Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në takim znj. Lendita Kastrati nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 e cila ka dorëzuar për menaxhim të mëtutjeshëm nga MBPZHR të Platformës Agromarket KS (www.agromarketks.com).
Platforma AgromarketKS është zhvilluar si zgjidhje dixhitale kundrejt rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19. Ky treg dixhital ka për qëllim të lehtësojë blerjet online si dhe të bëjë ndërlidhjen mes konsumatorëve, fermerëve dhe përpunuesve të produkteve ushqimore.
Në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria dhe funksionimi i kësaj platforme tejet të dobishme për prodhuesit dhe përpunuesit vendor, Agromarket KS i dorëzohet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për zhvillim dhe mirëmbajtje të mëtutjeshme.
Ky projekt u implementua nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 dhe kompania për konsulencë të biznesit Sigma BMC përmes projektit të MBPZHR-së me përkrahje të Zyrës së JICA për Ballkan, si mbështetje shtesë për fermerë dhe prodhues vendorë.