Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka takuar të premten udhëheqësit e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës dhe përfaqësues të kompanive që merren me përpunimin e drurit, raporton Ekonomia Online.
Takimi me temën “Sektori i pylltarisë dhe përpunimi i drurit” po mbahet në Parkun e Gërmisë. Pas takimit, pritet të ketë prononcim për medie nga ministri dhe përfaqësuesit e përpunuesve të drurit.