Mbretëresha e Spanjës provon ushqime tradicionale shqiptare

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 09:29 | Nga

Në Madrid është duke u zhvilluar një panair i veshjeve dhe gastronomisë tradicionale, ku nuk mungon as delegacioni shqiptar.

Ushqimet tradicionale të vendit tonë nuk i kanë lënë pa shijuar as Mbretëresha e Spanjës, Sofi, e cila është ndalur në stendat shqiptare.

Fotot janë publikuar në rrjetet sociale nga Ambasadori shqiptar në Spanjë, Ridi Kurtezi dhe aty duket “sajdisja” nga ana e Mbretëreshës së Spanjës.

“Kënaqësi të mirëpres Mbretëreshën Sofia në tryezën e gastronomisë shqiptare në Madrid”, shkruan Kurtezi.

Në stendën me ushqime shqiptare bie në sy prezenca e lartë e ëmbëlsirave, ku përfshihen ballokume, trigona dhe zupa.

 

Të ngjashme