Mbretëresha heq dorë nga shëtitja e qenve pas shtrimit në spital

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Mbretëresha nuk ka qenë në gjendje të shijojë shëtitjen e saj të përditshme me qentë e saj për gati një javë pasi mjekët i thanë të pushonte.

Burimet thonë se ajo ka marrë urdhrat e tyre për të pushuar seriozisht pasi u mbajt në spital.

Mbretërsha ka dy këlyshë, dhe një nga pikat kryesore të ditës së saj është që t’i shëtisë ata pranë Frogmore në pronën e saj në Windsor, ku dikur jetonin Harry dhe Meghan.

Familja dhe miqtë besojnë se këto ekskursione ditore kanë ndihmuar që Mbretëresha të jetë kaq e shëndetshme në të nëntëdhjetat e saj. Por në vend të kësaj qentë janë shëtitur nga stafi që nga qëndrimi i saj në spital.

Pallati Buckingham tha dje se Mbretëresha ishte ende në humor të mirë dhe po ndërmerrte disa ‘detyra të lehta’ ndërsa pushonte.

Ende shpresohet se ajo do të jetë në gjendje të drejtojë Familjen Mbretërore në samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike Cop26 në Glasgow javën e ardhshme, personalisht ose përmes lidhjes së drejtpërdrejtë.

Vendimi përfundimtar do të merret në fund të kësaj jave, transmeton Klankosova.tv.


Të ngjashme