Mbretëresha Elizabeth u fotografua nga paparazët duke drejtuar makinën pranë pronës së saj në Windsor vetëm disa ditë pasi mjekët e këshilluan të pushonte për të paktën dy javë.
Monarkja 95 vjeçare po drejtonte Jaguar-in e saj, “e maskuar” me syze dielli dhe një shall.
Buckingham Palace raportoi të premten se Madhëria e Saj kishte pranuar rekomandimin e mjekëve për të mos u përfshirë në ngjarje zyrtare për të paktën dy javë.
Madje, Mbretëresha nuk po merr pjesë as në takimin e COP26 që po mbahet në Glasgow.