Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë 20 milionë doza të vaksinës AstraZeneca për vendet në zhvillim, si pjesë e përpjekjeve për të ndarë vaksinat me vendet që u mungojnë shumë ato.
Johnson e bëri njoftimin teksa mbërriti në Romë për samitin e liderëve të Grupit 20, i cili fillon këtë të shtunë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Mbretëria e Bashkuar thotë se 10 milionë doza i janë dërguar programit të ndarjes së vaksinave COVAX të mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe 10 milionë të tjera do t’i dërgojnë në javët e ardhshme.
Ato bashkohen me 10 milionë doza që tashmë janë dorëzuar dhe janë pjesë e angazhimit të Britanisë për të ndarë 100 milionë doza me vendet më në nevojë deri në mesin e vitit 2022.
Britania dhe vendet e tjera të pasura janë akuzuar për grumbullimin e më shumë vaksinave sesa u nevojiten, ndërsa disa vende, veçanërisht në Afrikë, kanë pak.