Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në Evropë që kaloi 50 mijë vdekje nga COVID-19, ka bërë të ditur qeveria britanike.
Një total 50,365 njerëz kanë vdekur pasi rezultuan pozitiv për coronavirus, 595 vetëm në 24 orët e fundit.
Britania e Madhe është vendi i pestë në botë që ka mbi 50 mijë vdekje, ku kryesojnë Shtetet e Bashkuara, Brazili, India dhe Meksika.
Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 22,950 raste të reja me virus.
Deri më tani rreth 1.2 milion raste janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i epidemisë dhe më shumë se 185 mijë njerëz janë shtruar në spital.