Mbreti Charles i Britanisë i bën një vizitë të papritur Papa Françeskut në Vatikan

Prishtinë | 10 Pri 2025 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Mbreti Charles dhe Mbreteresha Camilla do të bënin një vizitë zyrtare shtetërore në Vatikan, por i shtynë planet e tyre pasi mjekët i dhanë Franceskut dy muaj pushim.

Papa Françesku pati një takim të paparalajmëruar më parë në Vatikan të mërkurën pasdite me Mbretin e Britanisë Charles dhe Mbretëreshën Camilla, gjatë vizitës së tyre shtetërore në Itali, njoftuan Pallati Buckingham dhe Vatikani.

Charles dhe Camilla do të bënin një vizitë zyrtare shtetërore në Vatikan, por i shtynë planet e tyre pasi mjekët i dhanë Françeskut dy muaj pushim pasi Papa përjetoi një periudhë të rëndë të pneumonisë së dyfishtë, njofton The Jerusalem Post.

Papa u takua privatisht me çiftin mbretëror dhe i ofroi urimet më të mira për përvjetorin e tyre të 20-të të martesës, të cilin ata e festuan të mërkurën, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.

Historia e Britanisë me Kishën Katolike

Si monark britanik, Charles kryeson Kishën e Anglisë, e cila u nda nga Kisha Katolike në 1534.

Françesku dhe Charles janë takuar dy herë më parë në 2017 dhe 2019, përpara se Charles të bëhej mbret. Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II vizitoi Françeskun në Vatikan në vitin 2014.

Të ngjashme