Mbreti Charles III i Britanisë trashëgoi xhevahire me vlerë 533 milionë paund ose rreth 600 milionë euro nga nëna e tij, mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, vlerësoi “Guardian” në bazë të hulumtimit që ata kryen.
Diamanti 94,4 karatësh në formë dardhe do të luajë një rol të madh në kurorëzimin e mbretit Charles III më 6 maj të këtij viti, shkruan Euronews.
Guri do të vendoset në qendër të kurorës në vend të xhevahirit të diskutueshëm Koh-i-noor që udhëheqësit e Indisë pretendojnë se u është vjedhur atyre. Këtë kurorë do ta mbajë Camila, së shpejti mbretëresha zyrtare.
Koleksioni i Mbretëreshës përfshinte disa bizhuteri të tjera me vletë, të cilat janë bërë pothuajse legjendare dhe kështu pothuajse të paçmueshme, për shkak të historisë së tyre dhe lidhjeve mbretërore.
Diadema e supozuar e preferuar e mbretëreshës së ndjerë, të cilën ajo e veshi në disa raste, e njohur si diadema Vladimir, vlen deri në 30 milionë funte.