Fitorja kundër Les Harbies në Kupën e Francës i dha mundësinë mbrojtësit brazilian të ngrinte trofeun e 40 në karrierën e tij, por jo gjithçka shkoi mirë në këtë ndeshje për futbollistin ndër më të trofeshmit në botë.
Braziliani në minutën e 80-të, u detyrua të braktiste fushën e lojës pas një mbështetje të gabuar të këmbës së djathtë, duke lënë përshtypjen e një dëmtimi të rëndë.
Nga kontrollet e para, flitet për një dëmtim që mund ta lërë mbrojtësin e PSG-së, Dani Alves, jashtë kampionatit Botëror i cili fillon muajin e ardhshëm në Rusi, por një përgjigje konkrete do të merret ditët në vazhdim, pasi të analizohet më mirë situata e lëndimit të tij.
Ky lajm u bë i ditur nga “Intertective Esporte” dhe pas interesimit pranë futbollistit, u vu re se edhe vet Alves, është pesimist për sa i përket rikuperimit në kohë për Kupën e Botës “Rusia 2018”.