Mbrojtësi i Kombëtares së Francës, Benjamin Pavard ka zbuluar se ka qenë pa ndjenja për 15 sekonda në ndeshjen ndaj Gjermanisë, por vazhdoi të luante vazhdimisht.
Mesfushori i Gjermanisë, Robin Gosens dhe Pavard garuan për një top brenda zonës së 16-metërshit, transmeton lajmi.net.
Një faull u akordua drejt mbrojtësit të Bayernit, që ra në tokë pa kontrolluar trupin.
Stafi mjekësorë francez e lejoi Pavardin të zhvillonte ndeshjen, derisa ky i fundit zbuloi se ishte pa ndjenja për 15 sekonda.
“Mora vërtet një shok. Isha pak ndjenja për 10 deri në 15 sekonda”, deklaroi ai.
Mesa duket rastet e rënda janë vetëm duke u shtuar, me Christian Erisken që ishte afër vdekjes për disa minuta në ndeshjen Finlandë – Danimarkë.