Mbrojtja e afërt e Kurtit me sjellje skandaloze ndaj gazetares së Klan Tv

Prishtinë | 28 Dhj 2023 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Gazetarja kosovare, Blerta Dalloshi, e cila punon për televizionin shqiptar Klan Tv ka reaguar sot në profilin e saj në ‘facebook’ duke denoncuar mbrojtjen e afërt të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për pengim të kryerjes së detyrës.

Dalloshi ka publikuar një video, në të cilën shihet teksa largohet në mënyrë skandaloze nga mbrojtja e afërt e Kurtit, dhe thotë se ende ka dhimbje në dorën e djathtë.

Dalloshi ka thënë se sjellja e sotme e truprojave të Kurtit është një turp.

Reagimi i plotë i gazetares Dalloshi:

Ka mëse 22 vjet që punoj si gazetare. I kam prit e percjellë të gjitha qeverisjet e kryeministrat duke nis nga Bajram Rexhepi. Por mbrotje të afër si të kryeministrit Kurti asnjëherë nuk me ka rastis me pa. Është hera e dytë që më (sulmojnë) pengojnë në kryerje të detyrës por kjo e sotmja është kulmi. Shihet në video sjellja e tyre derisa dora e djathtë ende po më dhemb. Kapja e mikfrofonit nga ana e tij që rezultoi edhe me ndaljen e kamerës është sikurse unë me I marrë armën atij. Mos të harrojmë me atë mikrofon kam raportuar dhe informuar popullin për të gjirha të mirat dhe të kqiat e të gjitha qeverisjeve e vitet e fundit më së shumti nga Mitrovica. Sjellja e sotme ishte për turp.

Edhe dicka, I di kompetencat e mia deri ku kam të drejtë dhe nuk I kam tejkaluar ato

Të ngjashme