Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka diskutuar lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me, Habit Hajredini – drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë dhe Ahmet Kryeziu – Drejtor i Save the Children për Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se lidhur me zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve angazhimi i institucioneve ka qenë i madh.
Tutje, Hajredini tha se çdo duhet komunë të themelojë ekipin për të drejtat e fëmijëve.
“Ka pasur koordinim institucional. Janë miratuar 5 udhëzime administrative. Dy akte nënligjore janë miratuar me 26 gusht të këtij viti me udhëzimin për autoritet për të drejtat e fëmijëve. Është miratuar edhe udhëzimi për mbrojtjen e fëmijëve. Ato që janë në proces kemi 6 akte nënligjore që të gjitha janë përfunduar dhe kane marrë linjën buxhetore. Kemi një ligj për ndalimin e pjesëmarrjes në klube të natës. Presim të marrin kosto financiare dhe të miratohen në Qeveri. Është me rëndësi që të miratohet që të gjitha në Qeveri”.
“Ministria e Financave ka siguruar buxhet për vitin 2023 në 5 komuna të Kosovës. Kemi bërë një lloj drafti se si do të funksionojë kjo dhe në prill të vitit tjetër të miratohet në Qeveri. Qëllimi është me instaluar dhe me pa qysh funksionon ngritja e edukimit të fëmijëve është prioritet i Qeverisë. Është diskutuar mu harmonizuar këto akte nënligjore. Institucionet janë të obliguara në zbatim të ligjit”.
Drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu, tha se mbetet edhe shumë për t’u bërë në hartimin e akteve nënligjore.
“Ne si Save the Children kemi qenë të angazhuar ne finalizimin e këtyre akteve nënligjore dhe zbatimin për Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve sepse ky ligj ngërthen ndryshime të mëdha në legjislaturën e Kosovës”.
“Mbetet edhe shumë për t’u bërë dhe kemi përkrah këto akte nënligjore. Duhet të jemi real në planifikim sepse kemi edhe 3 muaj”.
Deputetja e PDK, Eliza Hoxha, kërkoi të di më shumë sa i përket planit njëvjeçar të punës, raporton EO.
“Procesi duhet te vazhdojnë. Për neve është me rëndësi si janë nga brenda proceset. Sa herë flasim për idenë e mbrojtjes së fëmijës në shumë raste aspekti hapësinor shkoqitet. Ideja e formimit të ekipeve më bëri përshtypje që mund të zgjerohet”.
“Ne flasim edhe për aspektin e edukimit ku ai mund të mbrohet. Çka është përgjegjësi për panin e punës një vjeçar”.