Mbrojtja e Interit më e forta në Evropë

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Inter këtë sezon e kanë nisur me Antonio Conten në bankinë, ku kanë arritur pesë fitore në pesë ndeshjet e para, duke u renditur në vendin e parë në Serie A me 15 pikë.

Përveç pikëve të plota, “Zi kaltërit” po tregohen efikas edhe në mbrojtje, ku në këto pesë ndeshje ka pranuar vetëm një gol.

Cagliari, është skuadra e vetme që ka arritur t’i shënojë gol Interit këtë sezon.

E dyta me mbrojtjen më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës, është Athletico Bilbao, që ka pranuar vetëm dy gola.


Të ngjashme