Mbrojtja e Smakajt: Fjalët e përdorura në vizitën te Thaçi s’kanë lidhje me pengim të drejtësisë

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Fjalët përmbyllëse të Mbrojtjes së të akuzuarve në rastin Thaçi 2, do të vazhdojnë sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin për tentim pengim të drejtësisë.

Mbrojtja e Thaçit, gjatë ditës së djeshme argumentoi ZPS-ja nuk ka sjellë prova që arsyetojnë dënimin e kërkuar  ndaj tij, duke thënë se ai duhet të lirohet nga të gjitha akuzat.

Ndërsa sot, do të paraqiten argumentet përmbyllës të avokatëve të e Bashkim Smakajt.

Mbrojtësi i tij, Jonathan Elystan Rees, para trupit gjykues tha se fjalët e përdorura në bisedat që ka pasur me Thaçin, nuk kanë elemente të veprës penale dhe as nuk përbëjnë cenim të dëshmitarëve e as pengim në drejtësi, ashtu siç po akuzon Prokuroria Speciale.

Ndryshe, Prokurori i specializuar, Joshua Hafetz, dje deklaroi se akuzat që ZPS-ja ka ngritur dhe që ka vërtetuar, sipas tij, janë krime.

“Përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor në këtë gjykatë, paraqet kërcënim për adresimin e drejtë të drejtësisë”.

Të ngjashme