Policia e Korçës ka arrestuar 3 shtetas nga Kosova të cilët u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.
Sipas bluve të Korçës, pas finalizimit të operacionit “Perimetri” u arrestuan R. F., 34 vjeç; M. J., 39 vjeç dhe L. Xh., 37 vjeç, banues në Kosovë.
“Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me 2 automjete tip “Audi” dhe 1 automjet tip “Volkswagen”, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit”, informon policia, shkruan Ora news.