Komuna e Ferizajt bën të ditur se inspektorati i këtij qyteti ka mbyllur 15 motele për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
“Inspektorati i Ferizajt mbylli sonte 15 motele në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë. Ato nuk respektuan vendimin e Qeverisë për ndërprerjen e veprimtarisë, si masë mbrojtëse kundër virusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook.