Mbyllen dy çerdhe në Ferizaj, shkak rritja e numrit të rasteve me Covid-19

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt ka marrë vendim mbylljen e dy çerdheve për shkak të rrijtes së numrit me Covid-19, shkruan Gazeta Metro.

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në gjithë vendin, por edhe në Ferizaj, ka bërë që Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës dhe Drejtoria e Arsimit, pas vlerësimit të situatës, të marr vendim për mbylljen e çerdheve të fëmijëve “Ardhmëria jonë” dhe “Engjujt” deri më 1 Gusht 2020.

Kjo masë po merret si mbrojtje e shëndetit publik pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, që u regjistruan ditëve të fundit.

Kujtojmë, që  numri total i rasteve pozitive deri me tani në vend janë konfirmuar 2799 raste nga 23570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa kanë vdekur 49 persona të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruare në Kosovë  deri tani është 1506 raste, kurse raste aktive janë 1244.

Të ngjashme