​Mbyllen dy lokale në veri për shkelje sanitare

Prishtinë | 29 Pri 2025 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Mitrovicës Veriore me mbështetjen e inspektoratit sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë fundjavës kanë kryer kontrollin e disa objekteve gastronomike.

Sipas një njoftimi të komunës, aktiviteti i dy objekteve u pezullua përkohësisht për shkelje sanitare, ndërsa të tjerët duhet të dorëzojnë dëshmi të përmbushjes së kushteve.

“Inspektorati vazhdon paralelisht lirimin e hapësirave publike, duke përmirësuar rendin urban dhe sigurinë e këmbësorëve. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Ftojmë shfrytëzuesit e hapësirave publike të pajisen me lejet e nevojshme pranë Drejtorisë së Urbanizmit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme