Dyert e të gjitha qendrave të votimit janë mbyllur në orën 19, sipas kohës së pa paraparë. Ndërkohë, qytetarët që kanë qenë brenda qendrave janë lejuar të hedhin voton e tyre.
Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, drejtoresha e shkollës “Faik Konica”, në Prishtinë, Gjylie Bala, ka mbyllur mbyll dyert e shkollës, pikërisht në orë 19.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Gjylie Balaj, ka thënë për Ekonomia Online se procesi zgjedhor në qendrën numër tre ka shkuar në rregull.
“Kemi pasur votues dukshëm më shumë në orët e pasdites. Nuk kemi pasur ndonjë incident të rëndë”.
Ajo ka shpjeguar se janë të obliguar që dyert e qendrës së votimit t’i mbyllin në orën 19 dhe votuesit që janë brenda obligohen t’ua mundësojnë ta kryejnë obligimin.
“Jemi të kënaqur, sepse qytetarët kanë shprehur vullnetin me votën e tyre dhe besoj të jenë të lumtur dhe të triumfoj vota e çdo qytetari”, ka thënë ajo.