Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë dy punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë së qytetit, nën akuzën e “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”.
Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale S.B., 61 vjeç dhe G.B., 59 vjeç, të cilët mësohet se kanë kyçur tre shkolla dhe një kopsht në lagjet nr.2 dhe 5 të Pogradecit, që ishin vendosur dhe miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), si qendra votimi për zgjedhjet vendore te 30 qershorit.
Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.