Zyrtarisht është mbyllur afati kalimtar i dimrit, FC Prishtina, për herë të parë nuk ka bërë asnjë transfer të futbollistëve.
FC Prishtina me kërkesën e shtabit teknik përforcimet i kishte bërë vetëm në afatin e verës me futbollistët që i kishte piketuar shumë kohë para se të hapej ai afat vere.
Por, nga Prishtina janë larguar 5 futbollistë. Portieri Ardit Nika ka marrë fletëleshimin, sikurse edhe Leonat Vitija dhe janë futbollistë të lirë.
Ndërsa, klubi ka huazuar edhe 3 futbollistë tjerë, si Përparim Osmani në Dritë, Liridon Fetahajt i vazhdohet edhe për 6 muaj huazimi në Liri dhe Kastriot Selmani në Vushtrri.