Kosova ka mbyllur baras pjesën e parë ndaj Rumanisë në kuadër të Grupit B parakualifikues për EuroBasketin 2021.
Në Oradea të Rumanisë, pjesa e parë u mbyll me rezultat 35:35.
Në periudhën e parë Kosova fitoi 14:17, ndërsa në të dytën rezultati ishte 21:18 në të mirë të rumunëve.
Lojtari më i dalluar deri tash te Kosova ishte Lis Shoshi, që ka realizuar 16 pikë. Dardan Berisha kontribuoi me 9 sosh.
Ndeshja i takon Grupit B parakualifikues, të cilit i prin Maqedonia me katër pikë pas fitoreve ndaj Kosovës e Rumanisë, që renditen në pozitat dy e tre me nga një pikë.