Kombëtarja e Suedisë dhe ajo e Sllovakisë kanë luajtur pa gola (0-0) në pjesën e parë të ndeshjes së dytë të Grupit E në Euro 2020.
Suedia dhe Sllovakia kanë luajtur një pjesë të parë thuajse të baraspeshuar me të dyja ekipet që nuk është se krijuan shumë raste shënimi.
Posedimi i topit i takoi për një nuancë sllovakëve, të cilët menaxhuan topin në 58 për qind të kohës, për dallim nga 42 për qind nga suedezët.
Gjatë pjesës së parë pati vetëm një karton të verdhë dhe ai shkoi për Kristoffer Olsson që u ndëshkua në minutën e 23-të të ndeshjes.
Sllovakia kishte lojë më të rrjedhshme duke tentuar plot 322 pasime, nga to 285 të sakta, ndërsa Suedia tentoi 218 pasime dhe kompletoi 178.
Më poshtë keni disa nga statistikat e pjesës së parë: