Institucioni privat shëndetësor “Diagnostika plus”, është mbyllur të mërkurën derisa ka punuar pa licencë tash e njëmbëdhjetë muaj.
Inspektorati Shëndetësor jep argumentet që çuan në mbylljen e këtij institucioni, derisa vetë pronari tha se u detyrua të punojë pa licencë, shkaku i ligjeve kontradiktore
Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ka urdhëruar të mërkurën mbylljen e institucionit privat shëndetësor “Diagnostika plus”, që gjendet në objektin e “Princeshës”, përballë banesave të bardha, në “Kodrën e Diellit” në Prishtinë.